Kosova dhe Kroacia bashkëpunim të ngushtë në fushën e gjeologjisë
Prishtinë, 31.08.2016 – Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci ka pritur në një takim Abasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq e shoqëruar nga Zllatko Vnuqec Sekretar i dytë i Ambasadës kroate, me të cilën janë dakorduar që të vazhdojë bashkëpunimi i dy vendeve në fushat që mbulon MZHE, me fokus sektori i minierave dhe gjeologjisë.
Me këtë rast, Zv.ministri Koci ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimet që shteti kroat ka në vazhdimësi karshi Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është falënderuese për raportet e mira në të gjitha fushat me Kroacinë.
“Ne si MZHE tashmë kemi vite që kemi një bashkëpunim të mirë me Kroacinë, sidomos në fushën e gjeologjisë meqë përvoja kroate na ndihmon shumë ne si shtet i ri, prandaj ky bashkëpunim është i mirëseradhur “, ka thënë Koci.
Nga ana e saj ambasadorja Marija Kapitanoviq duke e vlerësuar bashkëpunimin e dyja vendeve ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit kroat karshi Kosovës në të gjitha fushat, e veçanarisht në sektorin minerar.
“Do të doja që bashkëpunimi ynë të fuqizohet edhe me shumë në fushën minerare dhe ate gjeologjike, sepse ne Kosovën e shohim si partnere serioze në këto fusha “, është shprehur Kapitanoviq.
Ndryshe, zëvendësministri Koci gjatë takimit e ka informuar diplomaten kroate se Kosova ka krijuar një infrastrukturë ligjore të favorshme për investimet e huaja, të cilat do ta ndihmonin zhvillimin ekonomik të Kosovës.