Zogaj- Gashi priti kreun e Zyrës për Ballkanin për Asistencë Emil Vasilev
Prishtinë, 12.04.2016 – “Ne jemi duke u përkushtuar që sektorin e energjisë ta stabilizojmë njëkohësisht fuqizojmë me gjenerimin e kapaciteteve të reja si dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese”, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa -Zogaj –Gashi, gjatë një takimi me Drejtorin e Zyrës për Ballkanin për Asistencë Emil Vasilev në kuadër të Asociacionit Ballkanik të Bizneseve të vogla.
Zogaj- Gashi, ka njoftuar z. Vasilev me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në sektorin e energjisë, e që sipas saj është duke u përcjellur me sfida për të cilat MZHE është e përkushtuar t’i tejkalojë.
“Gjenerimi i kapaciteteve të reja dhe rehabilitimi i atyre ekzistuese, tregu i përbashkët me Shqipërinë dhe integrimi regjional, diversifikimi i burimeve të ripërtëritshme, infrastruktura ligjore si dhe efiqienca e energjisë, janë fushat në të cilat MZHE është e përkushtuar t’i rregulloj në afat sa më të shkurt”, tha ajo.
Nga ana tjetër, z Valsilev duke falënderuar zv.ministren Gashi tha se Balkan Small Business Association ka për qëllim promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Evropën Jug-Lindore, për të hyrë në tregje, konsumatorë të rinj dhe të kenë qasje në tregun Evropian.
Ndryshe, të dyja palët janë dakorduar që së bashku të definojnë hapat konkret për të thelluar bashkëpunimin në mes akterëve në fushën e energjisë, veçanërisht në fushën e trajnimeve, të cilat do të avanconin dijen në këtë fushë.