Kosova po hapëron sigurt drejt tregut evropian të energjisë

Prishtinë, 15.10.2015 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se shteti ynë po hapëron në mënyrë të sigurt drejt integrimit në tregun rajonal dhe atë  evropian të energjisë, por krahas kësaj është i përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeruese dhe diversifikimin e tyre.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri në hapje të konferencës ndërkombëtare “Energy Market South East Europe 2015” e cila do të zhvillojë punimet me 15 dhe 16 Tetor në Prishtinë, në organizim të Kompanisë Evroenergie L.L.C, ndërsa marrin pjesë përfaqësues të Qeverive nga rajoni dhe më gjerë, përfaqësues të Bankës Botërore, Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe përfaqësuesit e kompanive të sektorit të energjisë në Evropë.

Stavileci në këtë kuadër përmendi anëtarësimin e KOSTT në ENSO-E me çka i hapet rruga që nga 1 dhjetori KOSTT të fillojë të operojë si një zonë e pavarur dhe projektin e interkoneksionit 400 kV Kosovë-Shqipëri që krijon kushte për një treg të përbashkët duke krijuar të ashtuquajturin Balkan Poëer Exchange, ku më pas mund  të përfshihen edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, të liberalizohet tregu, ashtu që e gjithë kjo zonë të funksionojë e veçantë si e vetme, që njëherit është si cak final i politikave të Bashkimit Evropian për Energji.

Ministri tha se vendi është në fillim të nismave për të qenë pjesë e projekteve  siç janë TAP-i dhe IAP-i, të cilat japin një dimension tjetër për sa i takon diversifikimit të burimeve.

“Ne konsiderojmë që zgjidhjet tona duhet të jenë të miksuara edhe për sa i takon veprimit dhe burimeve. Për sa i takon veprimeve, ne duhet patjetër që të ndërtojmë kapacitetet të reja gjeneruese dhe tashmë kemi një shtrat për të arritur synimin tonë final. Duhet t’i rigjenerojmë kapacitetet ekzistuese q ë ta përballojmë kërkesën”, deklaroi ministri Stavileci.

Nga ana e saj, Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovës, Angelika Viets tha  se bazuar në përvojat gjermane, bashkëpunimi në çështjet e energjisë mund të jetë me rëndësi qenësore për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Ajo shtoi se mirëpret investimet nga kompanitë pritave në fushën e burimeve të ripërtërishme në energji solare por edhe të erës”.

Drejtori menaxhues i kompanisë “evroenergie”, Bashkim Malushaj, theksoi se siguria e furnizimit, pagueshmëria, mbrojta e resurseve dhe mbrojta e klimës, janë sfidat kryesore për furnizim me energji.