Zv.Ministri Koci mori pjesë në takimin e Nivelit të lartë të CESEC për gazin

Prishtinë, 10.07.2015 – Zëvendësministri i Zhvillimi Ekonomik, Gani Koci ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Nivelit të Lartë të Evropës Qendrore dhe Juglindore për lidhjen e rrjetit të gazit (CESEC), që u mbajt me 10 korrik në Dubrovnik të Kroacisë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarović, ministri i Ekonomisë të Kroacisë, Ivan Vrdoljak, Zv.Presidenti i Komisionit Evropian, Maroš Šefčovič, Komisioneri i BE-së për Klimën dhe Energjinë, Miguel Arias dhe përfaqësues të ministrive të linjës nga vendet e rajonit e më gjerë.

Grupi i Nivelit të Lartë për Evropës Qendrore dhe Juglindore ka diskutuar mundësitë për diversifikimin e burimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore – Perspektivat e Prodhuesve.
Edhe pse Kosova nuk bën pjesë në rrejtin e gazit janë duke u shqyrtuar mundësitë që lidhja e saj të bëhet përmes rrjetit nga ndonjëri prej vendeve fqinje ku do të kalojë rrjeti i ri i gazit.