8. Pse tani? A është koha e duhur e privatizimit?

  • Ekonomia globale e ka kaluar pragun e krizës.  Kurse pasiguritë e krijuara do të vazhdojnë të mbeten së paku edhe për 3-5 vitet e ardhshme.  
  • Në anën tjetër, indikatorët ekonomikë tregojnë se ekonomia e Kosovës është rritur për rreth  5% në vitin 2009-2011 dhe parashikohet të rritet afër 5% në 2012, duke qenë shkalla më e lartë e rritjes në regjion.
  • Ky fakt e bën Kosovën, si vend në zhvillim, më konkurrues në krahasim me vendet e tjera.
  • Me fillimin e rritjes ekonomike në tregjet e tjera konkurruese, të tjera raste për investim mund të rrisin alternativat për investime konkurruese me PTK-në. PTK-së i bie vlera. 
  • Industria globale e telekomit është duke iu ofruar ngopjes, dhe si pasojë, posaçërisht në tregjet e zhvilluara,  është duke u përballur me margjina të zvogëluara  për shkak të konkurrencës së lartë.
  • Klientët  janë duke u bërë më të ndjeshëm ndaj çmimeve dhe tregu është kryesisht i orientuar në konkurrim përmes  çmimeve – pasi që shumica e operatorëve  kanë qasje  në nivelin e njëjtë të teknologjisë  dhe mund të ofrojnë nivele të ngjashme të  shërbimeve.