7. Cilat janë rreziqet e mbajtjes së status quo-s?
- Erozioni i vazhdueshëm i vlerës së aksionarit nga konkurrenca agresive në të gjitha segmentet e tregut (telefonia fikse, mobile, IPTV dhe internet).
- Mbulimi joadekuat i shërbimeve dhe mungesa në standardet e kualitetit, që rezultojnë nga joefiçienca e vazhdueshme e operimeve, pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe konkurrueshmërinë.
- Sinjal shumë i gabuar për investitorët ndërkombëtarë. As edhe një vend i vetëm nuk zhvillohet pa marrë hisen e vet nga investimet ndërkombëtare.
