Fokus i MZHE-së, furnizimi stabil me energji dhe mjedisi i pastër

Prishtinë, 07.04.2015 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga zëvendësministrja Besa Zogaj – Gashi, kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku janë pritur nga Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i kësaj korporate me c’rast janë informuar me zhvillimet e fundit, respektivisht hapat që po merr me qëllim të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji për qytetarët.

Ministri Stavileci ka theksuar se furnizimi stabil me energjie elektrike është fokus të cilit duhet kushtuar kujdes i veçantë. “Ne si MZHE kemi prioritet cilësinë e jetës së qytetarëve, ku bën pjesë edhe furnizimi i sigurt  me energji elektrike, për të cilën duhet angazhuar dhe pasur kujdes te veçantë “, është shprehur ai.

Stavileci, po ashtu ka shprehur përkrahjen  tij  në angazhimet për projekte të cilat pos furnizimit me energji,  kujdes të veçantë i kushtojnë edhe ambientit, elemente këto që kontribuojnë në jetën sa më cilësore të qytetarëve të Kosovës.

Nga ana tjetër, Arben Gjukaj – Drejtor Menaxhues ka prezantuar një  historik të KEK-ut në vite, duke shtuar se furnizimi me energji elektrike është njëri nga sfidat kryesore që ka kjo korporatë, e cila do të tejkalohet.

Ai ka vë në dukje investimet e konsiderueshme që KEK ka bërë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit si pyllëzimi i 25 hektarë tokë, instalimi i filtrave në blloqet A3, A4 dhe A5 të TC Kosova A.

Ndryshe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa  Zogaj- Gashi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e KOSTT-it, nga të cilët është informuar me të arriturat e kësaj ndërmarrje.