JICA ndihmon në zhvillimin e kapaciteteve për trajtimin e ujërave të zeza
Prishtinë, 24.10.2014 – Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) e financimin e Qeverise Japoneze ka vazhduar në vitin e dytë trajnimin e stafit profesional të Ujësjellësve të Kosovës mbi “Zhvillimin e kapaciteteve për trajtimin e ujërave të zeza”.
Trajnimi po mbahet në Japoni ku zyrtarë të fushës së ujësjellësve gjatë një muaji do të njoftohen me përvojën japoneze në këtë fushë.
Trajnime të ngjashme me ndihmën e JICA do të zhvillohen edhe në vitin 2015.