Ministri Ismajli priti një delegacion nga Arabia Saudite

Prishtinë, 08.05.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Fadil Ismajli, ka pritur në një takim një delegacion  nga Asambleja Konsultative e  Arabisë Saudite i përfaqësuar  nga Komisioni Parlamentar i Miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.
Delegacioni i prirë nga  Abdullah Hamoud Al Harbi,  kryetar i komisionit  është shprehur i interesuar për gjetjen e mundësive për të investuar në Kosovë

Me këtë rast Ministri Ismajli  e ka informuar delegacionin arab për mundësitë e investimeve, në veçanti në fushat e energjisë, minierave dhe telekomunikacionit, fusha këto që mbulon MZHE.

Gjithashtu, ministri Ismajli ka informuar delegacionin për hapat që institucionet e vendit kanë ndërmarrur për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime në Kosovë.

Ndërsa, nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit Abdullah Hamoud Al Harbi është shprehur se pas analizës së situatës dhe informacioneve të marra nga vizita në Kosovë do të rikthehen me ide konkrete për investime në Kosovë.

Ndryshe, të dyja palët janë shprehur të  gatshme që në të ardhmen  të rrisin bashkëpunimin dhe të konkretizojnë këtë bashkëpunim me projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Delegacioni i lartë nga Arabia Saudite është duke realizuar një turne nëpër  vende  të ndryshme të rajonit për të parë mundësitë për investime.