Ministri Ismajli priti zëvendës ambasadori e Gjermanisë në Kosovë
Prishtinë, 12.02.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në një takim zv.ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler.
Në takim është diskutuar gjetja e mundësisë së përkrahjes gjermane me ekspertë në fushat që i mbulon MZHE-ja si dhe shkëmbimi i përvojave të dyja shteteve.
Me këtë rast ministri Ismajli ka potencuar edhe njëherë faktin për “Trepçën” i cili sipas tij është një ndër asetet më të vlefshme të Kosovës duke shtuar se MZHE-ja është duke i kushtuar një kujdes të veçantë këtij dikasteri.
Kreu i MZHE-së, gjithashtu theksoj se së shpejti shpresojmë që do të fillojë edhe rivitalizimi i “Trepçës” me të gjitha asetet që posedon.
Njëherësh, zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler, është shprehur i gatshëm për ndihmë në funksionalizimin dhe rivitalizimin e “Trepçës” si dhe aseteve të saj.
Gjithashtu, nuk ka munguar vullneti nga pala gjermane edhe për asistencë në projektet në fushën e energjisë.

