Ministri Ismajli priti drejtuesit e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës
Prishtinë, 24 janar 2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës të kryesuar nga kryetari i saj Bujar Kadriu.
Me këtë rast ministri Ismajli u informua nga krerët e Shoqatës për situatën e komunitetit të verbërve.
Më këtë rast ministri Ismajli ka pohuar se të verbrit janë kategori e cila duhet të trajtohen drejt nga institucionet e vendit, duke shprehur gatishmërinë e tij për ta ndihmuar këtë kategori.
Në takim po ashtu u diskutua për mundësinë e përkrahjes për të verbrit për mes projekteve të cilat do ta rrisin cilësinë e jetës së tyre.
Ndryshe të dyja palët janë pajtuar për mundësinë e krijimit të një grupit punues për të zbatuar ligjin për të verbrit.

