Vlerësohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri
Prishtinë, 09.12.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka pritur sot në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin në fushat që mbulon MZHE.
Ministri Ismajli ka njoftuar Ambasadorin Lauka me projektet ekonomike në vend e posaçërisht në fushën e energjisë, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë Kosovë-Shqipëri.
Me këtë rast, Ismajli e Lauka diskutuan për takimin e përbashkët të dy qeverive që planifikohet të mbahet së shpejti, e cila u vlerësua se do t’i japë një shtytje edhe më të madhe thellimit të bashkëpunimit bilateral me dy vendeve.
Në takim u diskutua posaçërisht për nxitjen e tregtisë së lirë, krijimin e zonave të lira ndërkufitare, bashkëpunimin në energji, transport e fusha tjera të interesit dypalësh me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik.

