Propozohet komitet i përbashkët Kosovaro-Slloven për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 12.11.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në një takim njohës Amabsadorin  e ri të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin diskutoi mbi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik mes dy vendeve, me theks të veçantë fushat që mbulon MZHE, që vlerësohen si kyçe për zhvillimin e vendit.

Ministri Ismalji gjatë takimit me diplomatin slloven një vend të posaçëm i ka kushtuar tërheqjes së investitorëve sllovenë dhe të tjerë përmes dialogut të Ambasadës sllovene me vende të tjera, ndërsa u theksua angazhimi i të dyja qeverive që të krijojnë mjedis sa më të favorshëm për investime të jashtme.

Me këtë rast u shtrua nevoja e organizimit të një komiteti të përbashkët për zhvillim ekonomik dhe identifikimin e sektorëve potencialë që do të tërheqin investitorët si fusha e efiçiencës së energjisë, teknologjisë informative, infrastrukturës, dhe fushave tjera.

Gjithashtu Ismajli-Majhen diskutuan edhe për bashkëpunimin me ekspertë të deleguar nga Sllovenia për të prezantuar projekte në fushat e sipërpërmendura me qëllim të tërheqjes së investimeve të jashtme direkte.

Nga ana e tij, Ambasadori slloven, Miljan Majhen rikonfirmoi gatishmërinë e Sllovenisë për të çuar më tej bashkëpunimin bilateral, duke vlerësuar nivelin e tanishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve,  jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në fushat tjera përkatëse në interes të dyanshëm.