Ministri Beqaj po merr pjesë në takimin vjetor të Bankës Islamike për Zhvillim
Prishtinë, 20.05.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj me ftesë të Bankës Islamike për Zhvillim është duke qëndruar në kryeqytetin e Taxhikistanit – Dushanbe ku po mbahet takimi vjetor i këtij institucioni financiar.
Në kuadër të kësaj vizite Beqaj do të zhvillojë takime me drejtues të Bankës Islamike për Zhvillim, ndërsa do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi.