Beqaj: Repartet prodhuese kontribut i zhvillimit ekonomik
Prizren 12.08. 2012 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj sot morri pjesë në përurimin e një reparti në Kompaninë Kuk Comerc në Prizren dhe më këtë rast vlerësoi se ndërtimi dhe zgjerimi i objekteve prodhuese i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe zvoglimit të papunësisë.
Së bashku me pronarët e Kuk Comerc ministri Beqaj përuroi linjen për ngjyrosje e cila i kontruon dukshëm kualitetit të produkteve të kësaj kompanie të njohur, e cila produktet e veta kryesisht i eksporton në vendet e Evropës Përendimore.
Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar ambient sa më të volitshëm juridik dhe për të krijuar infrastruktur ligjore e cila do të lehtësonte të bërit biznes në vend.
Duke përgëzuar pronarët e kësaj kompanie ministri Beqaj theksoi se Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe dikasteret tjerë qeveritar të cilet merren me çështjet e ekonomisë janë duke punuar në krijimin e lehtësira substanciale për funskionim të bizneseve vendore dhe të huaja.
Ndryshe, kompania Kuk Comerc e cila punëson afro 100 punëtor në linjën e ngjyrosjes se produkteve të metalit ka investuar afro 200 mijë euro ka punësuar 6 punëtor të rinj dhe me këtë i kontribua kualitetit të produkteve të veta, por edhe punësimeve të reja.
Pronaret e Kuk Comerc u zotua se do të vazhdojnë edhe me tej me investimet e reja si në Fabrikën e Pordukteve të Metaleve ashtu edhe në objekte tjera të cilat funksionojnë në kuadër të kompanisë.

