Ministri Beqaj mori pjesë në takimin BERZH-it

Prishtinë, 18.05.2012 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, si përfaqësues i Republikës së Kosovës,  mori pjesë sot në takimin vjetor dhe forumin e biznesit të  Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi në Londër.

Në këtë takim i cili i është kushtuar Menaxhimit në periudhat turbulente marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BERZH-it dhe vendeve tjera.

Pjesëmarrjen në këtë konferencë ministri Beqaj e ka shfrytëzuar për takime me përfaqësuesit e shumicës së vendeve anëtare të BERZH-it.