KQP miraton kërkesën e kompanive për zgjatjen e afatit të ofertimit
Prishtinë, 17.04. 2012 – Komiteti Qeveritar për Privatizimin e KEDS (KQP), në mbledhjen e mbajtur të martën, ka pranuar kërkesë nga kompanitë e para kualifikuara për shtyrjen e afatit të dorëzimin e ofertave deri me 21 maj të këtij viti.
Kërkesa e kompanive të para kualifikuar vjen si nevojë për kohë shtesë për t’i përgatitur konsorciumet dhe ofertat e tyre, për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të KEK.
KQP në pajtueshmëri të plotë të ministrave anëtarë, ka pranuar kërkesën e kompanive për shtyrje të afatit dhe duke ju dhënë të gjitha kompanive në proces mundësi të barabarta, me qëllim stimulimit të ofertave sa më cilësore. Vendimi i KQP parasheh që ofertat e kompanive të para kualifikuara të dorëzohen nga investitorët në afatin përfundimtar me 21 maj, deri në orën 12:00.
Njëkohësisht, KQP ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesat e kompanive të para kualifikuara për krijimin e konzorciumeve. Më konkretisht, është aprovuar krijimi i konzorciumit në mes të kompanive Limak dhe Calik si dhe kompanive Elseëedy dhe TAIB.
Përderisa të gjitha këto kompani janë para kualifikua në bazë të kritereve teknike dhe financiare, krijimi i konzorciumeve siguron se ofertuesit do të kenë fuqi edhe më të madhe financiare për të investuar si dhe eksperiencë më të madhe teknike në menaxhim. Ky vendim po ashtu siguron se të gjitha kompanive të para kualifikuara u janë dhënë të drejtat dhe mundësi të barabarta për të konkurruar në këtë proces.
Gjithashtu në mbledhjen e KQP, ministrat anëtarë kanë aprovuar Protokollin i Ofertimit në bazë të cilat përcaktohen pranimi, procedimi dhe vlerësimin i ofertave.
Ofertat e kompanive të para kualifikuara pritet të kalojnë nëpër një proces vlerësimi që së pari parashihet përmbushja e kritereve teknike të ofertës dhe pas përmbushjes së tyre, procedohet me ofertën financiare. Oferta më e lartë financiare, do të shpallet fituese e tenderit për privatizimin e KEDS dhe procesi i përzgjedhjes së fituesit do të jetë i hapur për mediat dhe publikun.

