Ministri Beqaj merr pjesë në takimin e pestë Ndërparlamentar të Parlamentit Evropian në Strasburg
Prishtinë, 06.03. 2012 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka udhëtuar për Strasburg të Francës ku do të marrë pjesë dhe flas në takimin e Pestë Ndërparlamentar të Delegacionit për Marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast ministri Beqaj më 14 mars do të flas lidhur me progresin e Kosovës drejt integrimit evropian në pjesën ku do të behët fjalë lidhur me shkëmbimin e pikëpamjeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Komisionit Evropian.
Në pjesën fillestare të takimit përveç ministrit Beqaj do të raportojnë Komisionari për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Shtefan Fyle dhe Fernando Gentilini drejtor për Evropën Perëndimore, Ballkanin dhe Turqinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, i cili do të flas në emër të Përfaqësueses së Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Catherine Ashton.
Takimi i pestë Ndërparlamentar të Parlamentit Evropian do të vazhdojë punën edhe më 15 mars 2012.

