Zëvendësministri Hasani vizitoi Kompaninë Bast- Trade

Prishtinë, 09.03.2012 – Me qëllim inkurajimi për të vazhduar punët zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka vizituar sot kompaninë Bast – Trade,  e cila ditë më parë është përfshirë nga zjarri.

Me këtë rast zv.ministri Hasani ka pohuar se qëllimi i vizitës është inkurajimi i  kësaj kompanie për të vazhduar punët edhe pas fatkeqësisë së ndodhur duke shtuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të angazhohet që të gjej forma për të lehtësuar situatën e krijuar, “MZHE do të angazhohet që të gjej forma që të lehtësojë situatën e krijuar. Duke qenë të vetëdijshëm që këto situata mund të ndodhin, unë inkurajoj përfaqësuesit e Bast- Trade të vazhdojnë angazhimet e tyre me fokus të veçantë në ruajtjen e tregut“, ka thënë zv.ministri Hasani.

Nga ana tjetër Basri Statovci përfaqësues i Bast- Trade ka falënderuar zv.ministrin Hasani për vizitën si dhe interesimin e MZHE-së  për fatkeqësinë e ndodhur në  këtë Kompani. Sipas Statovcit dëmi i shkaktuar nga zjarri kap shifrën mbi 1 milion euro “Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë mbi 1 milionë euro mirëpo fat i mirë në këtë është sepse nuk është lënduar askush nga punëtorët e Kompanisë”, është shprehur Statovci.

Ndryshe, Kompania Bast Trade ka të punësuar 300 punëtorë.