Kosova dhe Kroacia nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit ekonomik
“Kishim një bisedë të mirë dhe frytdhënëse, ku është bisedar lidhur me bashkëpunimin në lëmin e energjetikës dhe bartjes së praktikave më të mira të kolegëve tanë nga Kroacia, të cilat i mbulojnë dy ministritë,” ka thanë Beqaj pas nënshkrimit e Memorandumit.
Ai ka theksuar se veçanërisht është biseduar në lidhje me sektorët në të cilët do të bashkëpunohet në të mirë të dy vendeve, ndërsa ky dhe memorandumet tjerat të cilat do të nënshkruhen do t’i kontribuojnë thellimit të bashkëpunimit bilateral.
Nga ana e tij ministri Popijaq shprehu interesimin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë për të përkrahur Kosovën me investime direkte të kompanive kroate.
“Interesi i Kroacisë është që ndërmarrjet tona edhe më shumë të participojnë në ekonominë e Kosovës. Biseduam edhe lidhur me pjesëmarrjen më të gjerë të prodhimeve nga Kosova në tregun kroat”, tha ministri Popijaq.
Qëllimi i këtij Memorandumi është që të fuqizojë marrëdhëniet miqësore bilaterale në fushën e ekonomisë, me prioritet të veçantë të nxisë rritjen e qëndrueshme ekonomike në të dyja vendet përmes bashkëpunimit në sektorin e energjisë, thëngjillit, gazit natyral, burimeve të energjisë së ripërtërishme, efiçiencën e energjisë dhe asistencës reciproke në implementimin e projekteve dhe iniciativave në harmoni të plotë me politikat dhe strategjitë e të dyja shteteve në fushën e qeverisjes së ndërmarrjeve publike.
Ministri Beqaj në takimin me zëvendëskryeministrin për investime Domagoj Milosheviq bisedoj lidhur me mundësitë për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve. Me këtë rast zëvendëskryeministri kroat u informua lidhur me prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe mundësitë e investimeve në Kosovë, duke theksuar se vendi ynë ka infrastrukturë ligjore evropiane sa i përket investimeve të huaja.
Ndryshe, ministri Beqaj sot kishte takim edhe me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në këtë vend, të cilët i njoftoi lidhur me çështjet aktuale në vend dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik, duke vlerësuar lartë kontributin që ata i kanë dhënë Kosovës në periudhën e luftës dhe pas saj.
Në kuadër të vizitës në Kroaci ministri Beqaj ditën e shtunë do të pritet nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq.

