U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë
Prishtinë, 21 prill 2011 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ali Hamiti dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Slavtcho Neykov, nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit.
Përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit partnerët, palët nënshkruese kanë për qëllim që të sigurojnë bashkëpunim brenda strukturës së tyre dhe sipas procedurave të përcaktuara, për aprovimin e një modeli të përshtatshëm të tregut dhe të legjislacionit sekondar të kërkuar sipas legjislacionit vendor, të zbatueshëm në sektorin e energjisë.

