Katër kompani në garë për privatizimin e KEDS-it
Njësia për Implementimin e Projektit, ka pranuar aplikacionet prej katër (4) kompanive:
1. Limak Yatirim Enerji Üretim Işletme Hizmetleri Ve Inşaat A. Ş, (”Limak’), e regjistruar në Turqi
2. Çalık Enerji Sanayi ve Ticaret A.Ş. & Çalık Elektrik Dağıtım A.Ş. Consortium, (”Çalik’), e regjistruar në Turqi
3. TAIB Bank BSC (c) – Yildizlar SSS Holding A.Ş. Consortium, (”TAIB’), të regjistruar në Turqi dhe Bahrein
4. Elsewedy Electric, (“Elsewedy”), e regjistruar në Egjipt.
Shqyrtimi i aplikacioneve për para-kualifikim është bërë nga Komisioni Vlerësues, me përfaqësues nga secila Ministri, anëtare e Komitetit Qeveritar të Privatizimit.Pas shqyrtimit të detajuar të të gjitha dokumenteve të përfshira në aplikacionet e dorëzuara, Komisioni i Vlerësimit për Para-kualifikim, ka vlerësuar dhe rekomanduar që të katër kompanitë/konzorciumet i përmbushin kriteret e përcaktuara në Dokumentin e Para-kualifikimit. Ky rekomandim është në përputhje të plotë me rekomandimet e Këshilltarit të transaksionit, IFC.
Prandaj, pas rekomandimeve të marra nga Komisioni Vlerësues për para-kualifikim dhe Këshilltari i Transaksionit IFC, Komiteti Qeveritar i Privatizimit të KEDS-it, në takimin e sotëm, më 6 Prill 2011, ka marrë vendim unanim, që kompanitë: ”Limak”, ”Çalik”, ”TAIB”, dhe “Ellsewedy” , të shpallë të Para-kualifikuara në procesin e Privatizimit të KEDS-it.

