Ministri Besim Beqaj pranoi detyrën nga ministrja Pula

Prishtinë, 24 shkurt 2011- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pranuar sot detyrën nga Ministrja e deritashme e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, ministri e cila do të inkorporohet në dikasterin e parë.

Me këtë rast, ministrja Pula ka njoftuar ministrin Beqaj me stafin dhe punën e  ministrisë gjatë këtyre tri viteve sa është drejtuar prej saj.

Nga ana e tij, ministri Beqaj tha se është njoftuar me punën e madhe që është bërë në sektorin e energjisë dhe minierave duke theksuar do të bëjë maksimumin e mundshëm të çojë përpara projektet që janë në proces në këto fusha.

Ministri Beqaj ka premtuar një bashkëpunim të ngushtë me stafin e ministrisë duke potencuar se Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe departamente të caktuara të Ministrisë së Ekonomisë së Financave do të fuzionohen në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik.