MEM diskuton sfidat e sektorit të energjisë në Raportin e Progresit të KE-së

Prishtinë, 26 nëntor 2010 – Ministria e Energjisë dhe Minierave ka organizon sot tryezën “Raporti i Progresit i KE-së – Sfidat për Sektorin e Energjisë”, ku ka paraqitur të arriturat dhe sfidat e identifikuara nga Raporti i Progresit dhe adresimin e tyre.
Të pranishëm në këtë tryezë, përveç drejtuesve të MEM-it, Ministres Justina Shiroka, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e MIE, MTI, MPMS, ICO dhe ECLO, ZRrE, KEK dhe KOSTT.
Në hapje të takimit, Ministrja Pula tha se Kosova ka arritur progres të ndjeshëm në plotësimin e mjaft prej kërkesave obligative në rrugën drejt integrimit Evropian dhe në krahasimin e raporteve të progresit për vitin 2009 dhe 2010 rezulton se një numër i sfidave të shënuara në Raportin e Progresit 2009 janë tejkaluar.

Sa i përket kornizës ligjore, ministrja Pula tha se është miratuar Strategjia e Energjisë 2009-2018, pakoja e re e ligjeve për energjinë në përputhje të plotë me acquis të BE-së për energji, mjedis dhe konkurrencë.

“Gjithashtu, është miratuar Ligji për gazin Natyror, Ligji për Sigurinë Nukleare dhe përgatitur Plani Nacional për Eficiencen e Energjisë, dhe janë zbatuar një numër projektesh në fushën e EE dhe BRE”, tha ajo.

Ministrja Pula tha nënvizoi se ka filluar procesi për tenderimin e Hidrocentralit të Zhurit dhe kanë vazhduar përgatitjet për TC Kosova e Re me ritmet e parapara, ndërsa shtoi se MEM ka përgatitur një plan masash për tejkalimin e sfidave që dali nga Raporti i Progresit 2010.

Besim Veselaj, Udhëheqës I Divizionit të Strategjisë në MEM ka vënë në dukje sfidat e e indetifikuara në Raportin e Progresit 2010, duke potencuar se gjendja financiare e KEK sh.a. – faturimi dhe inkasimi është sfida kryesore.

Me tej ai ka renditur ndër sfidat, mungesën e Strategjisë për Rezervën e Sigurisë se Karburanteve, pengesat nga Serbia për Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Kosovës (KOSTT); Shthurjen ligjore e shërbimeve të shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike; Tarifat e energjisë elektrike që mbulojnë kostot; Zbatimi i pakos së re të ligjeve për sektorin e energjisë dhe forcimi i rolit te ZRrE-së; Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ligjore të MEM-it dhe ZRrE-së; Miratimi i Ligjit për Eficiencën e Energjisë; Adoptimi në përputhje me Acquis i akteve të nevojshme për etiketimin energjetik, ekodizajnin, performancën energjetike te ndërtesave, eficiencën e energjisë nga përdoruesit fundore, etj.

Nga ky takim kanë dalë konkluzionet se krahasimi i Raporteve të Progresit për 2009 dhe 2010 tregon se është bërë progres i ndjeshëm gjatë 2010, por sa i përket sfidës kryesore, gjendjes financiare të KEK-ut, progresi i deritanishëm nuk është i mjaftueshëm.

Në konkluzion pohohet se duhet të gjenden rrugët më të mira për të përmirësuar inkasimin, duke e parë si mundësi edhe përfshirjen e sektorit privat.