Takime të shumta të ministrit Beqaj në Londër

Prishtinë, 4  mars 2011  – Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në kuadër të vizitës njëditore në Britaninë e Madhe ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësuesit e shtetit, organizatave dhe  kompanive ku ka shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe realizimit të projekteve të ndryshme të përkrahura nga institucionet shtetërore të Britanisë së Madhe.

Ministri Beqaj është takuar me Daniel Fearn, drejtor  i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së  Madhe me të cilin ka biseduar lidhur me bashkëpunimin e mëtejmë në mes të dy vendeve në fushat të cilat i mbulon MZHE.

Në takimin me përfaqësuesit e Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DIFID) u bisedua lidhur me projektet të cilat DIFID i realizon në Kosovë në fushën e energjetikës dhe minierave dhe u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë.
Gjatë vizitës në Londër, ministri Beqaj është takuar edhe me përfaqësuesit e Korporatës Financiare Ndërkombëtare, Shoqërisë për Audio Inxhinierig (AES).

Gjithashtu, Beqaj ka pas takime edhe me përfaqësues te Ndërmarrjeve Komerciale Elektrike (PËC) si dhe dr. Oleg Levitin, Këshilltar i Larte Politik ne Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).