Krijohet Grupi Ndërinstitucional i Ekspertëve për Studimin e Mundësive për Ristrukturimin e Sektorit Minerar
Prishtinë, 11 mars 2010 – Në kuadër të zbatimit të Programit të Qeverisë për sektorin e minierave, në përputhje edhe me Strategjinë Minerare 2010-2025 (tashmë të miratuar nga Qeveria) në MEM u organizua sot takimi ndërinstitucional për krijimin e Grupi Ndërinstitucional i Ekspertëve për Studimin e Mundësive për Ristrukturimin e Sektorit Minerar.
Takimi u drejtua nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Shiroka-Pula, ndërsa morën pjesë edhe Arsim Janova, zv.ministër i Drejtësisë, Liridon Mavriqi nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Dino Asanaj nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Ferat Shala – Drejtor Menaxhues i Trepçës.
Parashikohet që ky grup të fokusohet në identifikimin edhe të opsioneve për ristrukturimin e Kompleksit Trepça dhe riaktivizimin e tij me investime private në formën e partneriteteve publike-private.
Krijimin e këtij Grupi Ndërinstitucional Ekspertësh për vlerësimin e potencialeve ekonomike të elementeve potencialisht fitim-prurës të Kompleksit Trepça e kërkon edhe Strategjia Minerare 2010-2025.
Ky Grup parashikohet të propozojë një Plan integral masash dhe aktivitetesh, përfshirë një orar kohor, për zbatimin e politikes se Qeverisë për sektorin minerar ne periudhën afatmesme.

