Kosova goditet nga një tërmet 5.2 shkallë të rihterit
Prishtinë, 10 mars 2010 – Sot më 10.03.2010. në orën 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6km në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km.
Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës, ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale.

