Zëvendësministrat

Getoar Mjeku

Zëvendësministër

Getoar Mjeku është jurist i çështjeve ekonomike e ndërkombëtare. I lindur në Prishtinë më 1987, është shkolluar me lëvdata të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka kryer studimet themelore të programit të nderit në Universitetin Luterian të Teksasit dhe programin Juris Doctor në Universitetin Metodist të Jugut po në Teksas.

Mban licencën e avokatit në shtetin e Teksasit. Ka ushtruar profesionin me firma avokatësh në Amerikë dhe me institucione e ndërmarrje në Kosovë. Ka botuar punime mbi të drejtën në revista dhe përmbledhje ndërkombëtare.

Si jurist dhe aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Mjeku ka përfaqësuar paditësit në konteste strategjike kundër keqpërdorimeve në ndërmarrjet publike, mbrojtjen e mjedisit dhe sektorin e energjisë.

Nga shkurti deri në qershor 2020, ka qenë këshilltar juridik i ministres së Ekonomisë në qeverinë Kurti I, ku ka përgatitur vendimet për shkarkimin e bordeve në ndërmarrjet publike që kishin shkelur detyrat fiduciare, për adresimin e keqmenaxhimit të pronës publike dhe për vendosjen e masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.

Nga 29 marsi 2021 deri më 1 shtator 2022, ka shërbyer si zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në qeverinë Kurti II, duke ndihmuar në vendosjen e ligjshmërisë, reformat ligjore, avancimin e investimeve dhe çështjet tregtare.

Zëvendësministri Mjeku ka mbikëqyrur hartimin e projektligjeve dhe akteve të rëndësishme, që mbulojnë mes të tjerash nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, tregtinë me naftë, tregtinë e jashtme, mbrojtjen e konkurrencës, inspektimet, pronësinë industriale dhe rregullimin e çmimeve.

Më 1 shtator 2022, Mjeku është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë.


Nenad Stanojević

Zëvendësministër