OFRUESI I SHËRBIMEVE TË BESUARA

Kompania “PBC Sh.P.K.” me seli në Prishtinë,  e licencuar nga SIQ Slovenia (https://www.siq.si/en/),  si Ofrues i kualifikuar i shërbimeve të besuara,  ofron këto  shërbime për qytetarët e Republikës së Kosovës: nënshkrime elektronike, vula elektronike dhe shërbime të certifikimit të autentifikimit  të ueb-faqeve.

Kjo kompani hyn në Regjistrin e ofruesve të shërbimeve të identifikimit elektronik dhe skemave të identifikimit elektronik, bazuar në legjislacionin  në fuqi  sipas  vendimit me Nr. protokolli 6269, të datë 15.12.2023.

Për më shumë informata lidhur me shërbimet e ofruara mund t’i gjeni në linkun:

https://www.rTrust.org/

Linku!