Njësia e Auditimit të Brendshëm

1. Njësia e auditimit të brendshëm kryen aktivitete këshillëdhënëse të pavarura dhe objektive në ofrimin e sigurisë së arsyeshme, që synon shtimin e vlerës dhe përmirësimin e funksionimit të Ministrisë, që ndihmon për përmbushjen e objektivave, duke ofruar qasje sistematike, të disiplinuar, për të vlerësuar dhe për të përmirësuar efektshmërinë e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm janë:
2.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave,udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuq;
2.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;
2.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim melegjislacionin në fuqi;
2.4. Përgatit dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
2.5. Përgatit dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
2.6. Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente;
2.7. Bashkëpunon, koordinon dhe zhvillon objektivat dhe aktivitetet me të gjitha strukturat organizative institucionale;

3. Udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm i raporton Ministrit, ndërsa në aspektin administrativ i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
4. Numri i të punësuarve në Njësinë e Auditimit të Brendshëm është katër (4).

 
Udhëheqëse e Njësisë: Mybera Hyseni
Tel:  038 200 215 / 98
E-mail: Mybera.Hyseni@rks-gov.net