Departamenti i Teknologjisë Informative dhe Komunikuese (TIK)
1.Misioni i TIK është zhvillimi në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare, teknologjisë informative dhe të ekonomisë dixhitale, si dhe përfaqëson Kosovën në Komisionin Evropian, në kuadër të “Nën-komitetit për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politikave Sociale.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese janë:
2.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorët e komunikimeve elektronike dhe postare, të teknologjisë informative dhe të ekonomisë dixhitale;
2.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorët e komunikimeve elektronike dhe postare, të teknologjisë informative dhe të ekonomisë dixhitale;
2.3. Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sektorët e komunikimeve elektronike dhe postare, të teknologjisë informative dhe të ekonomisë dixhitale;
2.4. Identifikon, propozon dhe përcakton standarde për sektorin e postës, komunikimeve elektronike dhe teknologjisë informative në nivel kombëtar;
2.5.Në sektorin e komunikimeve elektronike shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane, nxitë investimet për zhvillimin e infrastrukturës brezgjerë fikse dhe mobile, rritjen e qasjes në infrastrukturë brezgjerë të institucioneve edukative-arsimore dhe shëndetësore;
2.6. Në sektorin postar, shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat, cilësinë e shërbimeve dhe standardet teknike;
2.7. Në sektorin e teknologjisë informative, zhvillon dhe përkrah teknologjinë informative dhe të inovacioneve në TI, në veçanti tregtinë elektronike; identifikimin elektronik; sigurinë e sistemeve të informacionit; qasjen në teknologji; si dhe nxitë zhvillimin e sistemeve të aftësimit në TIK;
2.8. Në sektorin e ekonomisë dixhitale përkrah zhvillimin e ekonomisë dixhitale, duke përfshirë teknologjitë tjera të reja, si: Inteligjencës Artificiale, Internet of Things, Big Data, Cloud Computing, Virtual Reality, 3D Printing, etj.;
2.9. Përfaqëson Kosovën në Komisionin Evropian, në kuadër të “Nën-komitetit për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politikave Sociale”, për sektorët e komunikimeve elektronike, teknologjisë informative dhe të ekonomisë dixhitale; në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal për shtyllën e “Integrimit Dixhital” dhe iniciativat tjera rajonale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fushën e TIK;
3. Drejtori i Departamentit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
4. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet në vijim:
4.1. Divizioni i Teknologjisë Informative
4.2. Divizioni i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
4.3. Divizioni i Ekonomisë Dixhitale;
5. Numri i të punësuarve në Departamentin e Teknologjisë Informative e Komunikuese është dymbëdhjetë (12).
Kontakti:
Drejtor i Departamentit: Agim Kukaj
Tel: 038 200 215 / 86
Email: agim.kukaj@rks-gov.net
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Teknologjisë Informative janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e teknologjisë informative;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin e teknologjisë informative;
1.3. Monitoron dhe harton raporte periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive në sektorin e teknologjisë informative;
1.4. Zhvillon dhe përkrah teknologjinë informative dhe të inovacioneve në TI, në veçanti tregtinë elektronike; identifikimin elektronik; sigurinë e sistemeve të informacionit; qasjen në teknologji; si dhe nxitë zhvillimin e sistemeve të aftësimit në TIK;
1.5. Menaxhon, administron, mirëmban dhe azhurnon të dhënat e Sistemit të Identifikimit dhe Nënshkrimit Elektronik.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative i raporton Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë Informative e Komunikuese.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Teknologjisë Informative është katër (4).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare janë:
1.1. Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e komunikimeve elektronike dhe sektorin postar;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin e komunikimeve elektronike dhe sektorin postar;
1.3. Mbikëqyrë dhe harton raporte periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive në sektorin e komunikimeve elektronike dhe sektorin postar;
1.4. Siguron që standardet evropiane integrohen në planifikimet strategjike dhe në legjislacionin për komunikimet elektronike;
1.5. Menaxhon, administron, mirëmban dhe azhurnon të dhënat për Sistemin e Atllasit Elektronik, që përmban tri (3) harta kryesore: Hartën e infrastrukturës; Hartën e shërbimeve; dhe Hartën e investimeve;
1.6. Është përgjegjës për administrimin e aktiviteteve filatelike, përgatitjen e programit tematik vjetor të emisionit të pullave postare, mbledhjen e komisionit të pullave postare dhe pas miratimit të tyre, dhënia e udhëzimeve të nevojshme për prodhimin dhe vënien e tyre në qarkullim nga operatori publik.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare i raporton Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë Informative e Komunikuese.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare është tre (3).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Ekonomisë Dixhitale janë:
1.1. Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e dokumenteve të politikave në sektorin e ekonomisë dixhitale;
1.2. Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit në sektorin e ekonomisë dixhitale;
1.3. Harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive dhe legjislacionit në sektorin e ekonomisë dixhitale;
1.4. Menaxhon, administron, mirëmban dhe azhurnon të dhënat e Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës – KREN.
1.5. Siguron që standardet evropiane integrohen në planifikimet strategjike dhe në legjislacionin për sektorin e ekonomisë dixhitale;
1.6. Përkrah zhvillimin e ekonomisë dixhitale, duke përfshirë teknologjitë tjera të reja, si: Inteligjencën Artificiale, Internet of Things, Big Data, Cloud Computing, Virtual Reality, 3D Printing, etj.).
2. Udhëheqësi i Divizionit të Ekonomisë Dixhitale i raporton Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë Informative e Komunikuese.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Ekonomisë Dixhitale është katër (4).