Departamenti për Buxhet dhe Financa

1. Misioni i Departamentit të Buxhetit dhe Financave është të mbështesë e Ministrinë e Ekonomisë , në zbatimin e politikave dhe procedurave standarde te kontabilitetit, ligjet në fuqi, rregulloret që lidhen me fushën e buxhetit dhe financave.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamenti për Buxhet dhe Financa, janë:
2.1. Planifikimi i buxhetit duke u koordinuar me njësitë përkatëse ne kuadër të Ministrisë;
2.2. Përgatitja e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) , projekt buxheti vjetor në mënyrë të drejtë me kërkesat dhe në përputhje me dokumentet planifikuese;
2.3. Realizimi i shpenzimit të buxhetit në harmoni me planet e Ministrisë dhe në pajtim me rregullat e thesarit qe burojnë nga Ligji i Menaxhimit te Financave Publike;
2.4. Hartimi i Pasqyrave Financiare të Ministrisë së bashku me njësitë buxhetore ne kuadër të Ministrisë;
2.5. Ndërmarrja e veprimeve të nevojshme mbi kursimet buxhetore qe dalin si rekomandime nga Qeveria apo ministria e Financave;
2.6. Zbatimi i vendimeve të Qeverisë qe kane te bëjnë me buxhetin dhe shpenzimet e Ministrisë;
2.7. Harmonizimi i buxhetit si dhe rregullimi i ndarjeve buxhetore të Ministrisë me njësitë e saj buxhetore ne harmoni me Ligjin e Menaxhimit te Financave Publike;
2.8. Hartimi i Planit të rrjedhjes së parasë ne përputhje me rekomandimet dhe rregullat qe i përcakton Thesari;
2.9. Përgatitja e raporteve të ndryshme periodike dhe vjetore në bazë të kërkesave të ndryshme përfshirë edhe kërkesat nga Ligjit mbi qasjet ne dokumente publike;
2.10. Përgatitja e vlerësimit të ndikimit buxhetor për projektligje, projekt akte nënligjore, projekt koncept dokumente dhe projekt dokumentet strategjike nga fushëveprimi i Zyrës së Kryeministrit;
2.11. Barazimi i llogarive për realizimin e shpenzimeve në mes të Ministrisë dhe të Thesarit;
2.12. Ndarja apo zotimi i mjeteve nga kategoria e caktuar për realizimin e pagesave për projekte/aktivitete të parapara në buxhet te Ministrisë;

3. Departamenti për Buxhet dhe Financa kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me Ligjin përkatës për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe legjislacionin në fuqi si dhe detyrat e përcaktuara nga Ministri dhe Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë.
4. Departamenti për Buxhet dhe Financa udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit, i cili është Zyrtar Kryesor Financiar dhe ka funksionet dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara me Ligjin përkatës për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë.

5. Në kuadër të Departamenti për Buxhet dhe Financa, bëjnë pjesë divizionet si në vijim:

5.1. Divizioni për Buxhet dhe Planifikim;
5.2. Divizioni për Financa dhe Kontabilitet.

6. Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
7. Numri i të punësuarve në Departamentin për Buxhet dhe Financa është nëntë (9).

Kontakti:

Drejtor i Departamentit: Agim Thaçi
Tel: 038 200 215 31
Email: agim.thaci@rks-gov.net

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Planifikim, janë:

1.1. Planifikimi i buxhetit të Ministrisë në koordinim me njësitë përkatëse në kuadër të Ministrisë;
1.2. Përgatitja e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), në harmoni me kërkesat e paraqitura nga Ministria dhe nga njësitë buxhetore që veprojnë brenda Ministrisë.
1.3. Krijimi i programeve /nën programeve në bazë të kërkesave të njësive buxhetore në bashkëpunim me Departamentin e Buxhetit (Ministria e Financave):
1.4. Zbatimi i standardeve të kontabilitetit mbi mbajtjen e evidencës kontabël;
1.5. Bashkërendimi i punës me Ministrinë e Financave dhe institucionet bankare.
1.6. Hartimi i planit të rrjedhjes së parasë ne përputhje me rregullat që i përcakton Thesari.
1.7. Regjistrimi i të hyrave dhe të donacioneve të ndryshme si dhe regjistrimi i të dhënave kontabël;
1.8. Përgatitja e analizave buxhetore si dhe raporteve mbi shpenzimin e buxhetit dhe monitorimi i realizimit të projekteve të cilat janë të lidhura me buxhetitn e Ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet raporton tek Drejtori për Buxhet dhe Financa.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet është tre (3).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përgatitë propozimet buxhetore;
  2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të Ministrisë;
  3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
  4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
  5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
  6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është gjashtë (6).