Qytetarët duhet t’i blejnë pajisjet efiçiente sipas kritereve të përcaktuara në shpalljen e ME-së

Prishtinë, 11.09.2023 – Qytetarët duhet të kenë kujdes në blerjen e pajisjeve efiçiente që do të subvencionohen nga Ministria e Ekonomisë, pasi në treg po reklamohen produkte që nuk i plotësojnë kriteret efiçiente të pajisjeve shtëpiake.

Më 18.08.2023 është shpallur thirrja për mbështetjen e konsumatorëve familjar në investim në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjar në investim në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Pajisjet që nuk i përmbajnë kriteret e parapara në thirrjen e hapur më 18.08.2023, nuk do të subvencionohen.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës është e dënuar çdo formë e mashtrimit. Në Kodin Nr. 04/L-082 – Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Neni 299 Mashtrimi i blerësve Pika 1, thuhet se kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve vë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes apo kualitetit të produktit, vë në qarkullim produkte të cilat për nga pesha apo kualiteti nuk i përgjigjen asaj që rregullisht parashihet te produktet e tilla apo vë në qarkullim produkte pa shenjat që tregojnë për përmbajtjen, llojin, prejardhjen apo kualitetin e produktit kur shenja e tillë kërkohet me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Kurse në Pikën 2 thuhet se kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve shpall rrejshëm se është zbritur çmimi i mallit apo se pritet rritja e çmimit të mallit ose në ndonjë mënyrë tjetër përdor haptazi reklamë të rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Qytetarët që hasin në treg produkte që shiten përmes mashtrimeve, duhet t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili funksionon në kuadër të MINT-it.

Numri i telefonit ku konsumatorët mund t’i adresojnë ankesat e tyre është: 0800 11000
Parashtrimi i ankesës: https://konsumatori.rks-gov.net/complaintPost.php 
ndërsa ueb-faqja për mbrojtjen e konsumatorit është: https://konsumatori.rks-gov.net/

Në vijim gjeni linkun ku mund ta verifikoni kategorinë e pajisjes (etiketën e liçencës), se cilës kategori i takon pajisja efiçiente shtëpiake: https://eprel.ec.europa.eu/screen/home

Në foto në vijim mund t’i shiheni se si duken etiketat e efiçencës së pajisjeve të cilat do t’i subvencionojmë me përkrahje të Bashkimit Evropian (European Union in Kosovo):