Posta e Kosovës ka hapur pikën e saj postare në Mitrovicën Veriore

Prishtinë, 29.08.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ishin konsumatorët e parë në pikën e sapohapur të Postës së Kosovës në Mitrovicën veriore.

Gjatë vizitës, të dy ministrat theksuan se, përveç pikës së re, operojnë gjithsej 8 pika të tjera të Postës së Kosovës në 4 komunat veriore dhe në kufi, të cilat ofrojnë shërbime cilësore. Këto pika do të ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë:

 

Pagesat për:

• Energji elektrike

• Ujësjellës dhe pagesa të tjera komunale

• Regjistrim të automjeteve

• Dënimet në trafik

• Patent shoferi

• Tatimin në pronë

• Taksa gjyqësore

• Dokumentet personale

• Licencat e ndryshme në institucione

• etj

Në kuadër të pikës së hapur sot, operon gjithashtu një sportel i Telekomit të Kosovës. Ky sportel do të ofroj shërbimet si:

• Aktivizimin dhe menaxhimin e numrave të telefonit

• Ofertat dhe paketat për telefonat celularë

• Shërbime të internetit për shtëpi e biznese

• Ndihmë teknike lidhur me shërbimet e Telekomit

• etj

Këto shërbime janë tejet të rëndësishme dhe ofrojnë një mënyrë më të lehtë për të përmbushur nevojat e përditshme të qytetarëve në komunat veriore.