Lansohet pulla postare “Sot dhe çdo ditë tjetër” në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
Prishtinë, 25.11.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr pjesë në aktivitetin e fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ku është u lansua pulla postare “Sot dhe çdo ditë tjetër”.
Në këtë aktivitet përveç Ministres Rizvanolli, kanë marrë pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci, anëtarë të Komisionit për pullat postare si dhe të pranishëm të tjerë.
Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ku bëhet thirrje kundër dhunës ndaj grave, e cila mbahet nga 25 nëntori deri me 10 dhjetor në gjithë botën. Në aktivitetin e mbajtur sot, është lansuar pulla postare “Sot dhe çdo ditë tjetër” që vjen edhe si vazhdimësi e shërbimeve të modernizuara të Postës së Kosovës.
Kjo fushatë organizohet nga Ministria e Drejtësisë për 3 vite me radhë, ku për gjatë 16 ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme, që bëjnë thirrje kundër dhunës në baza gjinore.