KRU “Mitrovica” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar kryesor të financave

Prishtinë, 10.05.2024 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A, ka shpallur konkurs pune për Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar.

Kandidatët që duan të aplikojnë për Kryeshef Ekzekutiv duhet të jenë të diplomuar lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë, apo nga fushëveprimtaria e ndërmarrjes si dhe të kenë së paku 5 vjet përvojë pune profesionale dhe të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, kandidatët që duan të aplikojnë për Zyrtar Kryesor Financiar duhet të kenë të mbaruar Fakultetin Ekonomik me përvojë pune të dëshmuar nga fusha financiare apo kontabiliteti, të kenë së paku 5 vjet përvojë pune profesionale dhe të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.

Konkursi është i hapur deri më 20 maj 2024 2024, në orën 16:00.

Inkurajohen të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.

Informatat e plota për pozitën e shpallur mund t’i gjeni në këtë link:

http://www.kru-mitrovica.com/konkurset/