“Hidroregjioni Jugor” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv
Prishtinë, 10.05.2024 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka shpallur konkurs pune për Kryeshef Ekzekutiv.
Kandidatët që duan të aplikojnë në këtë pozitë, duhet të jenë të diplomuar në lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, i Inxhinierisë, juridik apo nga fushëveprimtaria e ndërmarrjes si dhe të kenë së paku 5 vjet përvojë pune profesionale dhe të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
Konkursi është i hapur deri më 24.05.2024, në orën 16:00.
Inkurajohen të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.
Informatat e plota për pozitën e shpallur mund t’i gjeni në këtë link: https://bit.ly/3USTsWD