Hapet edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë KosICT 2024

Prishtinë, 11.10.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 13-të të Festivalit të Teknologjisë KosICT 2024 me temën “Deshifroni të ardhmen”, që sivjet mbahet nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit.

Festivalit të Teknologjisë KosICT 2024 po mbahet në “Tech Park Prishtina” dhe do të jetë i hapur për dy ditë, ku janë ekspozuar punimet e nxënësve nga klasat e 2-ta deri në klasat e 11-ta nga TIK, si dhe pjesëmarrësit e panairit të bizneseve start-up si dhe “Trailblazers Fair 2024” po prezantojnë produktet e tyre.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës ë Kosovës, Albin Kurti, i cili Festivalin e Teknologjisë KosICT 2024 e cilësoi ndër ngjarjet më thelbësore të rrugëtimit digjital të Kosovës, e cila bashkon mendjet brilante nga vendi ynë, rajoni dhe më gjerë për të diskutuar, debatuar dhe çuar përpara mundësitë që teknologjia i sjell shoqërisë sonë.

Ministrja Rizvanolli ka vizituar panairin e bizneseve startup, ku bizneset u ofrojnë pjesëmarrësve mundësi të eksplorojnë të ardhmen e inovacionit në teknologji si dhe “Trailblazers Fair 2024”, ku kompani të ndryshme po prezantojnë produktet dhe zgjidhjet e tyre invontive.

Po ashtu, Rizvanolli ka parë nga afër punimet e nxënësve dhe ka bashkëbiseduar me ta për idetë e tyre kreative, të cilët kanë prezantuar punime nga fusha e robotikës, elektronikës, programimit, lojërave kompjuterike (gaming), inteligjencës artificiale (AI), e të tjera.

Ministria e Ekonomisë është krenare që ka përkrahur edhe këtë edicion të KosICT, për të gjashtën herë me radhë.