Infrastruktura digjitale përforcon elasticitetin dhe përmirëson jetën në Kosovën rurale
Prishtinë, 27.04.2022 - Me mbështetjen e Bankës Botërore, Kosova tani ka numrin më të madh në Evropë të abonimeve për internet me shpejtësi të lartë për amvisëri, dhe me depërtim të internetit prej 135 për qind, ia kalon vendeve kryesuese të BE-së. Programi i vendit për sistemin brezgjerë rural, i zbatuar mirë dhe në kohën e duhur, shfrytëzoi kapitalin privat dhe siguroi lidhje jetike digjitale me lokacionet e largëta ku nevoja ishte më e madhe - shkolla, qendra shëndetësore dhe shtëpi.










