Njoftim
Prishtinë, 19.05.2022 – Ministria e Ekonomisë (ME) njofton opinionin publik se sa i përket situatës së krijuar në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës me datë 17.05.202, sipas informatave të pranuara, ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. Raportet në mes të zyrtarëve që janë pjesë e shërbimit civil në kuadër të administratës publike trajtohen përmes legjislacionit për zyrtarët publik. Dezinformatat apo informatat e njëanshme nuk i shërbejnë informimit të drejtë të publikut.










