Shpallje Inetersi
Ministria e Ekonomisë përmes Projektit Kosovar për Ekonomi Digjitale (KODE) ka publikuar KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI për katër pozita të punës
Ministria e Ekonomisë përmes Projektit Kosovar për Ekonomi Digjitale (KODE) ka publikuar KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI për katër pozita të punës
Vjenë, 01 qershor, 2022 - Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë marrë pjesë në Takimin Ministror për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i cili është mbajtur në Vjenë.
Prishtinë, 27 maj, 2022 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të Kabinetit dhe Departamentit të Energjisë në ME, kanë mbajtur sot takimin e fundit konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, para se drafti i Strategjisë së Energjisë 2022 - 2031 të shkojë për konsultime brenda Qeverisë, e më pas në konsultime publike.
Prishtinë, 27.05.2022 - Bazuar në Rrjetin Sizmologjik - Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, njofton se, më datë 27.05.2022 në ora 09:11:27 sipas kohës lokale, Maqedonia Veriore është goditur me një tërmet me MAG. 3.5 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë.
Prishtinë, 25.05.2022 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Edicionin e 21-të të Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS 2022”, ku po ashtu pjesëmarrës ishin zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi si dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Prishtinë, 25.05.2022 - Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP), në bashkëpunim me IFC (Bankën Botërore), kanë mbajtur trajnimin dy ditor për Bordet e Ndërmarrjeve Publike me temë “Qeverisja Korporative e ndërmarrjeve publike”.Ky trajnim ka për qëllim ofrimin e ekspertizave të suksesshme në fushën e Qeverisjes Koroprative dhe diskutimin e implikimeve praktike të tyre.
Prishtinë, 20.05.2022 – Nën kryesimin e zëvendësministrit të Ekonomisë, Mentor Arifaj, është mbajtur takimi ku është diskutuar për sektorin minerar në Republikën e Kosovës.
Kosova si shumë shtete tjera në botë promovon energjinë e [...]
Prishtinë, 19.05.2022 – Ministria e Ekonomisë (ME) njofton opinionin publik se sa i përket situatës së krijuar në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës me datë 17.05.202, sipas informatave të pranuara, ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. Raportet në mes të zyrtarëve që janë pjesë e shërbimit civil në kuadër të administratës publike trajtohen përmes legjislacionit për zyrtarët publik. Dezinformatat apo informatat e njëanshme nuk i shërbejnë informimit të drejtë të publikut.
Prishtinë, 18.05.2022 – Nën organizimin e Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), e mbështetur nga GIZ në Prishtinë, është mbajtur eventi “Diversiteti gjinor në sektorin e energjisë”, në të cilën ngjarje ka marr pjesë zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, Agjencia për Barazi Gjinore (ZKM), USAID – TetraTech, si dhe gra nga sektorë të ndryshëm.