Ministri Kuçi bashkëbisedon me ambasadorët evropian për Rimëkëmbjen Ekonomike
Prishtinë, 06 Gusht 2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mbajtur sot një takim virtual me zëvendësshefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ambasadorin e Austrisë, Christopher Weidinger, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, shefin e zyrës së Belgjikës, Jean Louis Servais, të ngarkuarën me punë të Luksemburgut, Natacha Gomez dhe përfaqësuesin dipomatik gjerman Axel Ross.










