Nënshkruhet marrëveshja për subvencionimin e tarifës së Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë
Prishtinë, 21.01.2021 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka nënshkruar marrëveshje me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me Operatorin e Sistemit dhe Transmisionit (KOSTT), si dhe me KESCO-n për implementimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për subvencionimin e tarifës për Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme (BRRE).










