Letërkëmbimi në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës
Letërkëmbimi në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës
Letërkëmbimi në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës
Prishtinë, 20 dhjetor, 2021 – Përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë nënshkruar dy letër-qëllime, me ministrat e Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës, gjegjësisht Ministrin e Drejtësisë, Nick Hakkerup si dhe Ministri i Bashkëpunimit Zhvillimor, Flemming Moller Morteensen. Ky akt i hapë rrugë marrëveshjes bilaterale përmes së cilës Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës hyjnë në partneritet bashkëpunimi afatgjatë në fushën e shërbimeve të burgjeve dhe investimeve në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë.
Në kuadër të hartimit të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli është takuar me donatorët ndërkombëtar për të koordinuar aktivitetet dhe projektet në këtë sektor.Strategjia e Energjisë 2022 – 2031 është e përkushtuar në sigurinë e furnizimit, përballueshmërinë financiare për konsumatorët, si dhe dekarbonizim.Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në një tranzicion të drejtë energjetik për secilin qytetar dhe biznes të Kosovës.

Prishtinë, 17.12.2021- Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, sot u kanë ndarë certifikatat auditorëve të energjisë të certifikuar për auditimin e energjisë në ndërtesa dhe ndriçimin publik.
Prishtinë, 15.12.2021 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të Kabinetit të saj, Departamentit të Energjisë të ME-së, si dhe ekspertë të angazhuar në hartimin e Strategjisë së Energjisë 2022-2031 përfshirë këtu ekspertin Dr. Laszlo Sabos, kanë pritur në takim deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Përderisa kriza botërore energjetike vazhdon, çka mund të bëjmë secili prej nesh që të kursejmë energji elektrike?
Prishtinë, 10.12.2021 – Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ministrin e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi bashkë me përfaqësuesit e kabinetit të tij.
Prishtinë, 07.12.20021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me zëvendësministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë, Ilir Bejtja, sot kanë hapur Konferencën për Integrim të Tregut të Energjisë Elektrike.
Prishtinë, 06.12.2021 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të Kabinetit të saj, përfaqësues të Departamentit të Energjisë të Ministrisë së Ekonomisë si dhe të grupit punues për hartimin e Strategjisë së Energjisë 2022 - 2031, janë takuar me donatorët e fushës së energjisë në Kosovë.