Ministria e Ekonomisë mban konsultim me shoqërinë civile para publikimit të draftit të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031
Prishtinë, 27 maj, 2022 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të Kabinetit dhe Departamentit të Energjisë në ME, kanë mbajtur sot takimin e fundit konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, para se drafti i Strategjisë së Energjisë 2022 - 2031 të shkojë për konsultime brenda Qeverisë, e më pas në konsultime publike.










