• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5246 blog entries.

    Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula udhëtoi për në Gjermani

    Prishtinë, 24 gusht 2009- Me ftesë të Ministrisë të Ekonomisë dhe Teknologjisë, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka udhëtuar sot për Gjermani, ku do të takohet me drejtues të kësaj Ministrie.

    By |2009-08-31T11:27:28+00:0031 Gusht, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Komiteti Drejtues i projektit diskuton propozim-vendimet për TC “Kosova e Re”

    Prishtinë, 10 korrik 2009 - Kryesuesit e ministrive, zyrave të rregullatorëve, përfaqësues të institucioneve dhe donatorëve të cilët veprojnë në Kosovë, si dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të energjisë dhe minierave janë takuar dy herë gjatë kësaj jave për të diskutuar pikat kyçe dhe propozim-vendimet lidhur me procesin që do të sigurojnë investime në realizimin e projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

    By |2009-07-13T10:35:08+00:0013 Korrik, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM Promovoi projektin “Shfrytëzimi i energjisë solare” në Klinikën e Psikiatrisë dhe Neurologjisë

    Prishtinë, 1 korrik 2009 - Në Klinikën e Psikiatrisë dhe Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka – Pula, zv.ministri Blerim Rexha me bashkëpunëtorë ka inauguruar realizimin e projektit, “Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Jusuf Ulaj drejtor QKUK-së, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Gentian Qala.

    By |2009-07-03T17:04:57+00:003 Korrik, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM identifikon detyrat që i dalin në kuadër të MPS

    Prishtinë, 25 qershor 2009- Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) u zhvillua takimi i Nëngrupit Punues për Energji (nëngrup ky i krijuar në kuadër të realizimit të aktiviteteve për procesin e integrimeve Evropiane), në të cilin morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga MEM, MMPH, ZRrE, KOSTT dhe KEK. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.

    By |2009-07-03T16:21:02+00:003 Korrik, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria kërkon përshpejtimin e projektit “Kosova e Re”

    Prishtinë, 11 qershor 2009 - Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike Energjia nga Linjiti ka mbajtur takimin konsultativ të radhës. Në këtë takim, përveç ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ishte i pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Bankës Botërore dhe USAID-it.

    By |2009-06-26T13:53:56+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Mbahet takimi ndërministror për Hidrocentralin e Zhurit

    Prishtinë, 9 qershor 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) sot është mbajtur takimi i rregullt i Komitetit Drejtues Ndërministror për Hidrocentralin e Zhurit, të cilin takim e ka kryesuar ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka Pula.

    By |2009-06-26T13:50:08+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM prezanton progresin në energjetikë para Komisionit Evropian

    Prishtinë, 5 qershor 2009 - Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), KOSTT, ZRrE dhe KEK sot kanë prezantuar para Komisionit Evropian (KE), progresin e arritur në fushën e energjisë për periudhën shtator 2008 – maj 2009. Me këtë rast MEM, ka prezantuar të arriturat në fushën e harmonizimit të ligjeve me BE-në, progresin ndaj obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë TKE-së, etj. Në takim po ashtu janë prezantuar të arriturat në projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe Hidrocentralit të Zhurit.

    By |2009-06-26T13:46:49+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Prezantohet studimi i fizibilitetit të Hidrocentralit Zhur

    Prishtinë, 03 qershor 2009 - Sot në Prishtinë është mbajtur prezantimi i studimit të fizibilitetit të hidrocentralit Zhur. Në takim ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, Ministrja e Energjisë dhe Minierave Z. Justina Shiroka - Pula, Ministra tjerë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, si dhe palët e interesuara në zhvillimin e këtij projekti elektroenergjetik.

    By |2009-06-26T13:44:55+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top