Beqaj: Prioritetet e MZHE-së, reformat strukturore, modernizimi i ndërmarrjeve publike dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Prishtinë, 3 mars 2011- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka theksuar se prioritetet e Ministrisë të cilën e udhëheq do të jenë reformat strukturore të ekonomisë dhe modernizimi i ndërmarrjeve publike, me qëllim të ngritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të Energjisë, si dhe avancimi dhe modernizimi i Teknologjisë Informative dhe Telekomunikacionit sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.









