Katër kompani në garë për privatizimin e KEDS-it
Prishtinë, 6 prill 2011 - Komiteti Qeveritar për privatizimin e Kompanisë së Distribuimit dhe Furnizimit me Energji Elektrike – KEDS, ka mbajtur sot takimin e radhës me ç’rast janë shpallur kompanitë e para-kualifikuara në procesin e privatizimit të KEDS-it. Afati i fundit për dorëzimin e Aplikacioneve për Para-kualifikim ka qenë 18 Mars 2011.









