• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5246 blog entries.

    Ministrja Pula me bashkëpunëtorë priti një delegacion nga Sllovenia

    Prishtinë, 21 dhjetor 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula, e shoqëruar nga zv/ministri Blerim Rexha, këshilltari Faik Nahi dhe menaxheri i Zyrës së PATEL-it, Lorik Haxhiu, ka pritur një delegacion nga Sllovenia që kryesohej nga Sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë, Darja Radiq.

    By |2009-12-21T15:53:08+00:0021 Dhjetor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Kosova dhe Gjermania diskutojnë përvojat në fushën minerare

    Berlin, 15 dhjetor 2009 - Zëvendësministri i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) dr.Techn Blerim Rexha i shoqëruar nga Ferat Shala drejtor i Trepçës dhe Ilir Morina Drejtor i Agjencionit për Mbrojtje të Mjedisit në kuadër të MMPH –së, kanë qëndruar në Berlin me ç’rast janë takuar me Dr. Werner Stackebrandt nga Agjencioni i Minierave të Republikës së Brandeburg dhe Berlin dhe prof. dr. Frank Riessback nga Universiteti i Humboldtit.

    By |2009-12-17T15:57:17+00:0017 Dhjetor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Hungaria e interesuar të investoj në fushën Energjetike dhe Minerare

    Prishtinë, 9 dhjetor 2009 – Të mërkurën zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave dr.Techn. Blerim Rexha, së bashku më këshilltarin dr.Techn Bedri Dragusha, kanë pritur një delegacion hungarez të prirë nga Jeno Faler sekretar i Shtetit dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Tamas Magda Shef i Departamentit hungarez për Ballkan dhe Agnes Kovago Këshilltare Politike në Departamentin hungarez për Ballkan.

    By |2009-12-17T15:20:42+00:0017 Dhjetor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Pula: Ruajtja e mjedisit prioritet i institucioneve

    Prishtinë, 26 nëntor 2009 - Në organizim të Ministrisë të Energjisë dhe Minierave (MEM), sot në Prishtinë u mbajt konferenca me temë “Përmirësimi dhe rikultivimi i tokave të dëmtuara për një mjedis më të mirë”, ku u diskutua gjendja aktuale sa i përket ndotjes së tokës dhe masat e ndërmarra për kthimin në gjendjen e mëparshme përmes rikultivimit.

    By |2009-12-17T15:19:06+00:0017 Dhjetor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Rexha: Investimet private të domosdoshme për fushën e energjisë

    LONDËR, 19 nëntor 2009- - Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave dr. Techn. Blerim Rexha, ka qëndruar në Britani në Forumin e Investimeve. Me këtë rast zv.ministri Rexha ka pohuar se Qeveria e Republikës se Kosovës i konsideron të domosdoshme investimet private në sektorin energjetik për të zhvilluar dhe aftësuar këtë sektor, duke pohuar se kjo do të ofronte shërbime energjetike të sigurta, cilësore dhe me çmime ekonomikisht të pranueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. “ Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i shpejtë ekonomik dhe social i Kosovës në periudhën afatmesme dhe afatgjate kërkon mbështetjen nga një sektor energjetik i zhvilluar dhe modern që bazohet në shfrytëzimin e burimeve vendore konvencionale dhe të ri-përsëritshme të energjisë, burime këto që Kosova i posedon me shumicë” ka thënë zv.ministri e energjetikes dr.techn. Blerim Rexha.

    By |2009-12-17T15:12:28+00:0017 Dhjetor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Takohet Komitetit Drejtues i projektit TC “Kosova e Re”

    Prishtinë, 09 nëntor 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM), sot është mbajtur takimi i anëtarëve të Komitetit Drejtues të projektit Kosova e Re nën udhëheqjen e Ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ku të pranishëm ishin edhe Ministrat tjerë të Qeverisë së Kosovës dhe kryesues të rregullatorëve të pavarur për Miniera dhe Energji, ku u diskutua rreth zhvillimeve lidhur me projektin Kosova e Re.

    By |2009-11-10T09:33:01+00:0010 Nëntor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM diskuton sfidat për sektorin energjetik nga Raporti i Progresit të KE-së, për vitin 2009/ 2010

    Prishtinë, 5 nëntor 2009 - Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM), është mbajtur takimi mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian KE, për vitin 2009, në fushën e energjisë si dhe adresimi i sfidave dhe prioriteteve për vitin 2010

    By |2009-11-05T15:50:11+00:005 Nëntor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM-i mbajti takim për avancimin e legjislacionit të Gasit

    Prishtinë, 23 tetor 2009- Nën organizimin e Zyrës për Integrime Evropiane të MEM-it ,është mbajtur takimi për Gasin. Në takim pjesëmarrës ishin akterët e fushës energjetike siç janë MEM, ZRrE, KOST dhe KEK.

    By |2009-10-23T14:43:40+00:0023 Tetor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula u prit nga ambasadori amerikan Dell

    Prishtinë, 15 tetor 2009 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula është pritur nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Cristopher Dell me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e energjisë.

    By |2009-10-19T14:30:40+00:0019 Tetor, 2009|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top