• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5246 blog entries.

    MEM premton furzim të rregullt me energji gjatë zgjedhjeve

    Prishtinë, 23 nëntor 2010 - Ministria e Energjisë dhe Minierave ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me të cilin zotohet se do të marrë të gjitha masat që gjatë tërë procesit zgjedhor në qendrat e votimit dhe objektet përcjellëse të sigurohet energji pa ndërprerje.

    By |2010-11-22T08:45:33+00:0022 Nëntor, 2010|Uncategorized|0 Comments

    MEM fton investitorët të investojnë në hidropotencialet e Kosovës

    Prishtinë, 19 nëntor 2010 - Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës ka organizuar sot në Prishtinë konferencën promovuese “Mundësitë për investime private në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Republikën e Kosovës”, ku është diskutuar për investimet private në hidropotencialet e Kosovës, me qëllim të prodhimit të energjisë elektrike të pastër dhe zhvillimit ekonomik.

    By |2010-11-22T04:08:44+00:0022 Nëntor, 2010|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula prezanton mundësitë e investimeve në energjetikën e Kosovës

    Prishtinë, 28 tetor 2010- Në kuadër të Forumit për Tregti dhe Investime SHBA –Kosovë që po mbahet në Nju Jork, Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula ka zhvilluar takime me zyrtarë dhe investitorë amerikanë, ndërsa në sesionin për energjinë dhe minierave ka prezantuar mundësitë për investime në këtë sektor.

    By |2010-11-02T04:04:15+00:002 Nëntor, 2010|Uncategorized|0 Comments

    MEM kërkon ndalimin e ndërhyrjes së EMS-it serb në sistemin energjetik të Kosovës

    Prishtinë, 22 tetor 2010- Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) ka ftuar në një takim akterët e kryesorë të sektorit energjetik të vendit, MEF-in, KOST-in KEK-un dhe ZRRE-në për të diskutuar problemin serioz që po shkakton ndërhyrja e operatorit serb të transmisionit (EMS) në sistemin energjetik të Republikës së Kosovës.

    By |2010-11-02T04:02:33+00:002 Nëntor, 2010|Uncategorized|0 Comments

    MEM merr mbështetjen e OEBK-së për zhvillimin e sektorit minerar

    Prishtinë, 19 tetor 2010- Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) e Republikës së Kosovës ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Odën Ekonomike të Britanisë në Kosovë, i cili ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të pasurive minerare të Kosovës dhe aseteve të Trepçës si dhe tërheqjen e investitorëve për të investuar në këtë sektor.

    By |2010-10-20T03:05:16+00:0020 Tetor, 2010|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula refuzon të përfaqësojë Republikën e Kosovës në TKE nën logon e UNMIK-ut

    Prishtinë, 24 shtator 2010 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka –Pula ka braktisur takimin e tetë të Këshillit Ministerial të TKE-së të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (TKE) në kryeqytetin maqedonas Shkup, për shkak të përfaqësimit të Kosovës nën logon e UNMIK-ut.

    By |2010-09-27T10:08:31+00:0027 Shtator, 2010|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula takoi kongresmenët amerikanë, Tim Holden dhe Christopher Carney

    Uashington, 17 shtator 2010 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, ndodhen për një vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të së cilës do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

    By |2010-09-17T14:21:31+00:0017 Shtator, 2010|Uncategorized|0 Comments

    Përurohen dy shkolla me izolim termik në Gjakovë

    Gjakovë, 16 shtator 2010 – Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Dr.techn. Blerim Rexha së bashku me të ngarkuarin me punë në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian Kjartan Bjorson dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës Agim Koci, kanë përuruar izolimin termik të dy shkollave fillore “Emin Duraku “ dhe “ Selman Riza “.

    By |2010-09-17T14:17:45+00:0017 Shtator, 2010|Uncategorized|0 Comments

    Takohen grupet punuese për dekomisionimin e Termocentralit “Kosova A”

    Prishtinë, 3 shtator 2010 - Sot në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave është mbajtur takimi i katërt punues lidhur me procesin e dekomisionimit të Termocentralit “Kosova A” dhe i pari që nga formimi i grupeve punuese, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga MEM, MEF, MMPH, MPMS, MIE, ECLO, BB, USAID, KEK sh.a, etj.

    By |2010-09-06T11:57:03+00:006 Shtator, 2010|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula po merr pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar për Miniera në Gjermani

    Prishtinë, 1 shtator 2010 - Një delegacion nga Kosova i kryesuar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave,Justina Shiroka- Pula në përbërje të të cilit janë edhe Zv.ministri i MMPH, Idriz Vehapi, drejtori menaxhues i Kompleksit Trepça dhe drejtori u Agjencisë për Mjedis, Ilir Morina, po merr pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar për Miniera dhe Sanim Mjedisor i sponsorizuar nga qeveria gjermane që po mbahet në Qendrën e Kongreseve në Dresden të Gjermanisë.

    By |2010-09-01T16:29:01+00:001 Shtator, 2010|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top